Ngërç në LDK: Kryesia ende pa kandidat për kryeministër

Përkundër se ishte paralajmëruar se takimi i kryesisë së LDK-së, i thirrur për sot, do të përfundojë vetëm atëherë kur të vendosin për kandidatin për kryeministër, një gjë e tillë nuk ka ndodh.

Kryesia e LDK-së e ka përfunduar mbledhje pa një emër për kandidatë për kryeministër.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se për kandidatin për kryeministër do të vendoset në takimin e radhës të kryesisë që do të mbahen të hënën.

Ndërkohë, në mbledhjen vendimtare të kryesisë së LDK-së nuk kanë marrë Agim Veliu dhe Lutfi Haziri, të dytë të përfolur si kandidatë të mundshëm.

Ata nuk i janë përgjigjur KALLXO.com për arsyet e mungesës së tyre në këtë mbledhje të kryesisë ku është vendosur për koalicionet e mundshme dhe është diskutuar për kandidatin e LDK-së për kryeministër.