Armët e konfiskuara, Foto: KALLXO.com

Konfiskohet arsenal armësh në një fshat në rajonin e Gjilanit- FOTO

Armë dhe municion  është konfiskuar nga njësitet policore në Gjilan në shtëpinë e një të dyshuari me inicialet S.P, me banim në fshatin Pasjan të Komunës së Parteshit.

Bastisja në shtëpinë e të dyshuarit u bë me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjilan i cili dyshohet për import, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim apo shitje të paautorizuar të armëve dhe materialeve shpërthyese.

Armët e konfiskuara, Foto: KALLXO.com
Armët e konfiskuara, Foto: KALLXO.com
Armët e konfiskuara, Foto: KALLXO.com

Gjatë bastisjes policia ka konfiskuar një pushkë gjysme automatike, një pushkë gjuetie, një revolver të vjetër, dy shurdhues një pjesë druri të pushkës së gjuetisë.

Të gjitha këto armë i dyshuari po i mbante pa leje.

Gjithashtu nga i njëjti janë sekuestruar përkohësisht edhe  tri  armë të zjarrit  të cilat janë  të regjistruar në emrin e tij  në  sistemin  e  legalizimit nga  organet , dy pushkë gjuetie, 38 fishekë, 141 fishekë të pushkës, një pistoletë dhe  fishekë të pistoletës.

Pas  kryerjes  së  urdhërkontrollit,  i dyshuari  S.P., është dërguar në zyrat e hetimeve rajonale në Gjilan  ku është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për veprën penale të sipërshënuar , në prezencë të  mbrojtësit e tij të caktuar sipas  detyrës  zyrtare.

Për të gjitha veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit  ,  i cili  ka urdhëruar që lënda të procedohet në procedurë  të  rregullt,

Ndaj të dyshuarit është paraqitur kallëzim penal, për veprën penale  ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ .