Ilustrim: Kartela bankare - Foto: REL/TASS

Konfiskohen 628 euro të falsifikuara në Prishtinë

628 euro janë konfiskuar nën dyshimin se disa kompani vendore dhe disa persona kanë deponuar para të falsifikuara që nga viti 2023 e deri me tani.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë.

“Më 25.06.2024 ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i një banke, ka raportuar se disa kompani vendore dhe persona kanë deponuar para të falsifikuara që nga viti 2023 e deri me tani. Parat e falsifikuara rreth 628 euro janë konfiskuar”- thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Sipas organeve të rendit rasti është nën hetime.