COVID-19 - KALLXO

Komunat në të cilat u shënuan 142 rastet e reja me COVID-19

Nga 485 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 142 raste pozitive.

Kështu ka njoftuar drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani në një konferencë për media nga Gjilani.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Prizren 3 raste,  komuna Skenderaj 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Klinë, Malishevë, Shtime dhe Zveçan.

Kurse, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 101 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.069 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.669.

Ndërkaq numri i rasteve të vdekjveve ka arritur në 139.