Ndertesa e Komunes se Pejes, Pej. 04 Qershor 2015. Photo:Atdhe Mulla.

Komuna e Pejës nis punën me orar të plotë

Dy muaj pas fillimit të kufizimeve si masa parandaluese ndaj coronavirusit, komunat kanë nisur të kthejnë stafin në punë.

Komuna e Pejës ka njoftuar se tashmë do të fillojnë punën me orar të plotë dhe me stafin e kompletuar ne te gjitha sherbimet.

“Bazuar në Vendimin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë  së Republikës së Kosovës se nga  data 28 maj, do të ndryshoj orari i lëvizjes, për qytetarët do të jetë nga ora 05:00 e mëngjesit deri në ora 21:00 të mbrëmjes, dhe kërkesat e shtuara në ditët e fundit nga qytetarët për kryerjen e shërbimeve të ndryshme, kërkojmë nga i gjithë stafi iKomunës së Pejës, se nga data 28 maj,( ditë e enjte)  të paraqitën në punë dhe të vazhdojmë  me normalitet”, thuhet në njoftimit.

Sipas njoftimit, orari i punës do të jetë nga ora 08:00 deri në ora 16:00. Ndërsa përjashtim në paraqitjen në punë do të kenë gratë shtatëzëna.