Kjo është shuma e parave të shpenzuara nga Kurti dhe delegacioni i tij gjatë qëndrimit trejavor në SHBA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe delegacioni i tij, gjatë vizitës trejavore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë shpenzuar mbi 36 mijë euro.

Akomodimi për shefin e Qeverisë ka kushtuar afro pesë mijë euro, ndërsa për akomodimin e tre anëtarë të tjerë të delegacionit janë shpenzuar rreth 10 mijë euro.

Në këtë udhëtim Kurti shoqërohej edhe nga shefi i kabinetit të tij, Luan Dalipi, këshilltarët e tij Tien Mu dhe Arun Singh Chaudhary, si dhe Lulzon Jagxhiu dhe Patrik Domi nga Zyra e Kryeministrit.

Biletat e aeroplanit për gjashtë persona kanë kushtuar mbi 17 mijë euro, ndërsa bileta më të shtrenjtë nga delegacioni është paguar për kryeministrin e vendit, në shumë prej 4 mijë  e 279 euro.

Shumë më e vogël e shpenzuar është 449 euro në kategorinë “shpenzime të tjera”.

Ndërsa, në listën e shpenzimeve është bërë e ditur se vetëm Patrik Domi dhe Luan Dalipi kanë pranuar mëditje, gjithsej mbi 30 mijë euro.

Kryeministri Kurti ka udhëtuar për vizitë zyrtare në SHBA