Kazazi: Në shkolla nuk mësohet për programimin

Në emisionin “Kallxo Përnime” u transmetua debati për potencialin e Kosovës në fushën e teknologjisë informative.

Lend Kazazi, programer në ‘Dua.com’ tha në ‘Kallxo Përnime’ se shkollat në vend nuk aftësojnë të rinjtë për programim.

Kazazi që tash është 23-vjeç thotë se në këtë profesion është kyqur me vetiniciativë qysh në moshë të vogël.

“Unë me programimin merrem tash e 7 vite dhe kam filluar që në shkollë të mesme. Ajo çka kisha dashtë me cekë është që ajo ka filluar në kohën time të lirë dhe jo përmes shkollës, mundem me aprovu atë që u cek më herët ajo që u tha se është shumë e mangët pjesa e programimit në shkolla sidomos deri në shkollën e mesme”, tha Kazazi në ‘Kallxo Përnime’.