Shehu-Zaimi: Duhet strategji dhe plan për futjen e kodimit në shkolla

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet debati për potencialin e Kosovës në fushën e teknologjisë informative.

Bashkëthemeluesja e shkollës së programimit ‘jCoders’, Arta Shehu-Zaimi e sheh të nevojshme futjen e lëndëve të kodimit në shkollat e Kosovës.

Ajo thotë se kjo mund të arrihet vetëm me strategji dhe një plan.

“Nuk ka arsye pse s’mundet, veç duhet me pasë një strategji edhe një plan. Ne duhet me kuptu që është shumë e rëndësishme që sot me u përgatit fëmijët me përdorë teknologjinë si vepër krijuese sepse teknologjia është kritike për ekonominë në kohën kur ata rriten”, tha Shehu-Zaimi në ‘Kallxo Përnime’.

Shehu-Zaimi theksoi se sa më herët që të rinjtë i qasen teknologjisë aq më produktiv janë për kompanitë që punësohen.

“Stafi që ka qasje më të hershme në teknologji janë ekstrem më të shpejtë dhe më të përdorshëm për kompanitë”, tha ajo.