Incident në Prishtinë, i përfshirë edhe Xhelal Sveçla

Një incident ka ndodhur në qendër të Prishtinës rreth orës 16:00.

Burime nga Policia e Kosovës kanë thënë për KALLXO.com se dy persona janë përleshur fizikisht dhe disa qytetarë që kanë qëlluar afër kanë ndërhyrë për t’i ndarë dhe në mesin e tyre ka qenë edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

KALLXO.com merr vesh se Sveçla nuk është lënduar.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Në këtë incident, sipas burimeve të KALLXO.com, një person ka sulmuar fizikisht një tjetër.