Ia vodhi qaforen e arit nga qafa, viktima pëson lëndime trupore

Një grua në Mitrovicë të Veriut ka pësuar lëndime trupore pasi u ballafaqua me një grabitës.

Asaj iu është vjedhur një varëse ari nga qafa, njofton Policia e Kosovës.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime” – thuhet në komunikatën Policisë së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në Rrugën ‘Knjaz Millosh’, të martën, më 25.06.2024.