Hulumtim Ekskluziv për vrasjen në Pejë (Video)

Sonte në KallxoPernime ndiqni hulumtimin ekskluziv që zbardhë misteret e vrasjës që tronditi qytetin e Pejës. Isa Karagjyzi ishte vrarë mëngjesin e hershëm të 31 dhjetorit të vitit 2014. Vrasja nuk është zbuluar ende dhe është duke pritur epilogun e organeve të drejtësisë.

Rrëfimet e protagonistëve që zbardhin aferat e korrupsionit dhe abuzimit me dëshmitë e ngjarjes.

“Çika e Gëzimit e ka pa çiken e Nimonit që i ka mbathur çizmet e meshkujve…”, thekson Ferit Karagjyzi vëllai i të vrarit duke shtuar se kështu ka filluar manipulimi me prova.

Hulumtimi në dosjet e prokurorisë që zbardhë përgjimet dhe planet për të fabrikuar dëshmitarët dhe abuzuar me dosjen e hetimit.

Nimon Berisha është i akuzuari i vetëm për këtë vrasje, ai pretendon se është i pafajshëm.

“Unë po të bëj be në Zot e Allah”, thkson Berisha duke shtuar se nuk ka hak e as hile në vrasje.

Materialet të pa transmetuara deri më tani, të cilat hedhin dritë mbi takimet në dhomat e hetimeve në polici dhe planet për të blerë dëshmitarë duke u premtuar viza dhe jetë të mirë në Amerikë.

“Me quan dajën në burg, Isen. Jo tha më kanë premtuar se më qojnë në Amerikë e Angli. I thash këtë harroje”, thekson Isak Hoxha avokati i njërit prej të arrestuarëve.

Rrëfimet e njerëzve që u mbajtën në burg për muaj të tërë e që sot janë arratisur nga Kosova.

“Na fut dy njerëz në një vepër e një njeri në kamerë ai është duke e mbuluar krimin”, thekson Florent Berisha ish i arrestuar.

Ngjarja e ndodhur në qytetin e Pejës kishte filluar të hetohej nga policia e Pejës, më pas lënda ishte transferuar nga prokuroria e Pejës në policinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, gjithashtu me hetimin janë marrë edhe dy Prokurori ajo e Pejës dhe Mitrovicës. As gjykata e Pejës nuk e kishte përfunduar lëndën, ajo sot vazhdon në Gjykatën e Mitrovicës.

‘KallxoPernime’ transmetohet sonte nga ora 22 e 15 në RTV Dukagjini dhe live në Kallxo.com.