FOTO FCB Ramush Haradinaj

Haradinaj: Fokus i Qeverisë është zhvillimi i demokracisë përmes ligjit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me një grup gazetarësh që përcjellin punën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Të njëjtit janë duke qëndruar në Kosovë tash e sa ditë.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka njoftuar për bashkëbisedim me gazetarët, duke u shprehur se fokus Qeverisë është zhvillimi i demokracisë përmes sundimit të ligjit.

”Në një bashkëbisedim të hapur me gazetarët e mediave prestigjioze ndërkombëtare në New York, që përcjellin punën e OKB-së dhe zhvillimet globale, zbërtheva rrethanat politike në vend dhe rrugën tonë të pashmangshme euro-atlantike. Fokus i Qeverisë së Kosovës është zhvillimi i demokracisë përmes sundimit të ligjit dhe ekonomisë prosperuese”, ka shkruar Haradinaj në facebook.