Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Gjendet trup i pajetë në Zveçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 13:35 në Komunën e Zveqanit është gjetur një burrë pa shenja jete.

Në vendin e ngjarje ekipet e mjekësisë ligjore kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve, ndërsa rasti mbetet ende nën hetim.