Gjendet një grua pa shenja jete në shtëpinë e saj në një fshat të Pejës

Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në rajonin e Pejës.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com prokurori Ersan Qavolli. 

Sipas prokurorit, bashkëshorti e ka gjetur atë “brenda hapësirave të shtëpisë, të varur.”

I njëjti tha se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion. 

“Po rasti tashmë është duke u trajtuar, kemi autorizuar edhe që trupi të dergohet në IML për obduksion ndërsa vdekjen e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor” – tha Qavolli për KALLXO.com.