Qesja me substanca narkotike e cila u gjet brenda oborrit të Burgut të Dubravës, Foto: SHKK

Gjenden 61 qese të vogla me drogë në oborrin e Burgut të Dubravës - FOTO

61 qese të vogla të mbyllura me drogë janë gjetur në oborrin e Burgut të Dubravës.

Rreth orës 11:00, gjatë ditës së sotme, gjatë një bastisje të organizuar nga Departamenti i Sigurimit në Zonën Industriale (sektori i Agrikulturës) afër murit të burgut, është gjetur një qese e madhe me 61 qese të vogla të cilat ishin të mbushura me substanca narkotike.

Qesja me substanca narkotike e cila u gjet brenda oborrit të Burgut të Dubravës, Foto: SHKK

Pas hapjes së qeses së dyshuar, brenda saj ishin vendosur 61 qese në sasi të vogla, të mbështjella veç e veç.

Qesja me sasi të dyshuar narkotike, dyshohet se është hedhur mbi muri nga pjesa e jashtme e burgut.

Vlen të theksohet se kontrabanda e gjetur është parandaluar të futet brenda zonës së banuar.

Shërbimi Korrektues i Kosovës me anë të një njoftimi ka thënë se mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.