Foto: Ilustrim

Gjakovë, arrestohet se kanosi ish-bashkëshorten

Një burrë në Gjakovë është arrestuar dje pasi kishte kanosur ish- bashkëshorten.

Sipas policisë, viktima është një shtetase e Republikës së Shqipërisë, ndërsa kanosja dyshohet se është bërë përmes telefonit.

Rasti kishte ndodhur dje rreth orës 18:30, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.