Getoar Mjeku - Foto: Facebook/Getoar Mjeku

Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i Industrisë dhe Tregtisë

Ish-kandidati për deputet, Getoar Mjeku, është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Industrisë, Ndërrmarësisë dhe Tregtisë.

Këtë e ka bërë të ditur Mjeku përmes publikimit të një fotografie në Facebook, që shihet vendimi i kryeministrit Albin Kurti.

Sipas fotografisë, vendimi është marrë sot më 29 mars 2021.

Getoar Mjeku me profesion është jurist dhe avokat i licencuar në shtetin e Teksasit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në qeverinë Kurti I, nga shkurti deri në qershor të vitit 2020, ka qenë këshilltar juridik i ish-ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari.