Foto: Aksident në Fushë-Kosovë, vetura përplaset me lokalin afarist

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Fushë-Kosovë.

Një qytetar ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes në adresë të KALLXO.com.

Sipas qytetarit, një veturë është përplasur për një lokal afarist.

Nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë aksident, i cili ka ndodhur në rrugën “Nënë Tereza”.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari.