Florian Qehaja merr detyrën e ambasadorit në Maqedoninë e Veriut

Florian Qehaja sot ka marr detyrën e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

Me një ceremoni solemne, sot i ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup  Prindon Sadriu ka pritur Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut Florian Qehaja.

“Në prani të diplomatëve të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup, po ashtu edhe të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Strugë, si dhe përfaqësuesit të RKS është pritur Ambasadori i Republikës së Kosovës z. Florian Qehaja, i cili zyrtarisht merr detyrën nga z. Sadriu”, thuhet në njoftim të ambasadës.

Qehaja ka falënderuar Sadriun si dhe diplomatët tjerë për pritjen e ngrohtë dhe u zotua për bashkëpunim të mirëfilltë, duke vlerësuar lartë angazhimet në interes të Republikës së Kosovës.

“Ambasadori Qehaja sot pritet që ti dorëzoj kopjet e letrave kredenciale tek Ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Bujar Osmani”, thuhet tutje.