Fitore Pacolli, VV.

Fitore Pacolli: Kjo qeveri do të jetë qeveri Thaçi

Ish- deputetja nga radhët e LVV, Fitore Pacolli, ka folur sot para Kuvendit të Kosovës për votimin e formimin të qeverisë së re.

Sipas Pacollit kjo qeveri nuk përfaqëson vullnetin e popullit andaj sipas saj është ilegale.

“Në Kuvend sot fatkeqësisht është duke u bërë një përpjekje për të sjellë në Kuvend një qeveri ilegale e cila nuk e përfaqëson vullnetin e popullit, nuk përfaqëson as një të tretat e votës së qytetarëve prandaj kjo qeveri për neve është ilegale dhe është jo legjitime”, është shprehur ajo para medieve.

Tutje, ajo tha se kjo qeveri do të zbatojë vendimet e Thaçit dhe do e dërgojë vendin drejt ndarjes.

Sipas saj, tashmë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të jetë kryeministër kukull.

“Po votohet një qeveri e cila do ta qoj Kosovë, drejtë ndarjes, kjo qeveri do të jetë qeveri Thaçi, as Thaçi një as Thaçi dy, por do të jetë qeveri Thaçi, sepse të gjitha vendimet që do të marrin ky kryeministër i qeveris ilegale do të jetë kryeministër kukull dhe do të vendos vetëm në përputhje me atë se cka i thotë Thaçi”, është shprehur ish- deputetja.

Ish- deputetja e LVV-së, thotë se e vetmja qeveri e cila nuk është varur nga lista serbe ka qenë e Albin Kurtit, e cila është rrëzuar.

“Qeveria e vetme e cila nuk varej nga lista serbe u rrezua”, tha Pacolli.

LVV ka filluar një peticion me të cilin kanë kërkuar zgjedhje të reja.

Pacolli tha se brenda pak ditësh do të bëhet publike numri i nënshkrimeve, ku sipas saj është numri më i madh i nënshkrimeve i organizuar ndonjëherë.