Ilustrim

Edhe një i arrestuar për grabitje në Ferizaj

Një 17 vjeçar është arrestuar nën dyshimin se i njëjti më datën 13 shkurt të këtij viti kishte qenë pjesë e një grabitje në Ferizaj.

Sipas njoftimit të Policisë në mesnatën e datës së lartcekur dy persona të maskuar, me kapela në kokë, nën kërcënimin e thikave kishin grabitur arkën e një pike të karburantit në Bibaj të Ferizajt.

Nga arka ishin vjedhur 400 euro.

Hetuesit rajonal të Policisë një ditë pas grabitjes, më 14 shkurt, kishin arritur që të identifikonin fillimisht automjetin e të dyshuarve dhe më pas kishin identifikuar tre të dyshuar për grabitje.

Të dyshuarit S. H. 26 vjeçar, A. M. 20 vjeçar dhe A. D. i moshës 17 vjeçar ishin ndaluar për 24 orë.

Ndërsa, i dyshuari i katërt, B. O., i cili është arrestuar dje ishte në kërkim të Policisë.

Ky i fundit është intervistuar nga hetuesit policor, në prani të avokatit mbrojtës dhe kujdestarit të tij.

I mituri, sipas njoftimit të Policisë, është ndaluar për 24 orë për procedura të mëtejme hetimore.

Automjetin me të cilët dyshohet se kanë lëvizur të arrestuarit, Policia ka thënë se e kanë konfiskuar si provë materiale.

 

Ferizaj, nën kërcënimin e thikave i grabisin arkën me rreth 400 euro