Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Dy gra raportohen të zhdukura në Vushtrri në raste të ndara

Dy raste të ndara të zhdukjeve të personave në Komunën e Vushtrrisë janë raportuar në Policinë e Kosovës.

Siç bën të ditur Policia, më 24.06.2024, në 05:45h, është raportuar se një grua është larguar nga shtëpia dhe nga ai moment nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.

Rasti, tani është duke u hetuar nga njësitet përkatëse policore.

Edhe rasti i dytë po ashtu është raportuar më 24.06.2024, ku një ankuese ka njoftuar se një grua është larguar nga shtëpia, më 22.06.2024 në 04:30h.

Policia po e heton edhe këtë rast.