Foto: Ilustrim

Dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet suharekasi

Policia ka arrestuar në Suharekë një burrë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Rasti ka ndodhur në Suharekë mbrëmë rreth orës 23:00.

Sipas Policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Pas intervistimit në prezencën e djalit të tyre,  në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje, njofton Policia.

KALLXO.com raportoi për një rast tjetër të dhunës në familje në Suharekë, ku djali kishte rrahur babanë e tij.