Debat me gratë udhëheqëse në legjislaturën e re

Kryetarja dhe Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës së bashku me pesë ministre të qeverisë Kurti,  diskutuan së bashku për pritjet nga qeveria e re.

Emisioni “Jeta në Kosovë”, mblodhi në një tavolinë shtatë gratë që kanë arritur një numër rekord të përfaqësimit gjinor në institucionet kosovare.

Ato diskutojnë se si u arrit përfaqësimi 30 për qind dhe shprehin nevojën që përfaqësimi të arrijë në 50 për qind.

Si e presin udhëheqëset e reja situatën e trashëguar nga qeveritë paraprake?

Cilat janë shpresat dhe sfidat për të gjitha dikasteret?

Përballë Jeta Xharrës janë Vjosa Osmani, Arbërie Nagavci, Albulena Haxhiu, Rozeta Hajdari, Vlora Dumoshi, Emilija Rexhepi dhe Hykmete Bajrami.