COVID-19: Vdes një person nga Podujeva

Një qytetar nga Podujeva me iniciale Sh.O. ka vdekur si pasojë e COVID-19.

Këtë e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, i cili ka dhënë detaje në lidhje me rastin.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Sh.O nga fshati Llaushë, i cili ishte i diagnostikuar me Covid-19. Ekipi i Shtabit Lokal Emergjent janë në koordinim të plotë me familjen e të ndjerit që gjithçka rreth ceremonisë së varrimit të zhvillohet sipas rregullave të përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike”, ka shkruar Rudari në Facebook.

Numri i të vdekurve në Kosovë nga COVID-19 shkon në 76.