Foto: REL/AFP

Coronavirusi - Kina shënon ditën e parë pa viktima që nga janari

Kina ka shënuar ditën e parë pa asnjë vdekje të re nga pandemia COVid-19, për herë të parë që nga janari i këtij viti me gjithë ballafaqimet me shpërthime të vazhdueshme të rasteve, përfshirë provincën Wuhan [nga ku buroi coronavirusi], ku dhjetëra blloqe banimi janë mbyllur vetëm një ditë para se të hiqeshin kufizimet e udhëtimit.

Të martën, Komisioni Kombëtar i Shëndetit raportoi 32 raste të reja në të gjithë Kinën, të gjitha të ardhura nga jashtë vendit, si dhe janë raportuar gjithashtu 30 raste të reja asimptomatike, raporton The Guardian.

Sidoqoftë, për herë të parë që kur komisioni filloi të publikojë shifrat e tij në janar, nuk pati raportime për vdekje të reja.

Më shumë se 1.3 milion njerëz në mbarë botën janë diagnostikuar me coronavirus dhe ka pasur më shumë se 74.744 vdekje, sipas Johns Hopkins.

Në anën tjetër, deri më tani në Kosovë janë 170 persona të identifikuar si të infektuar me CoVid-19.

Kjo shifër megjithatë mund të mos jetë reale, pasi në ndërkohë mediat serbe kanë raportuar se në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës janë 20 persona të identifikuar me pandeminë.

Kurse sipas të dhënave zyrtare të MSh-së, deri më tani janë 24 persona të shëruar dhe tre të vdekur.

Përktheu : Emirjeta Vllahiu