Foto: BBC

Burri indian ka marrë të paktën tetë vaksina kundër COVID-19

Një burrë në Indi ka marrë së paku tetë vaksina kundër COVID-19 vitin e kaluar, tha një zyrtar shëndetësor, raporton BBC.

Brahmdeo Mandal, 65-vjeç, ka pohuar se ka marrë 11 doza të vaksinës në shtetin Bihar.

Postieri në pension tha se vaksinat i kanë ndihmuar të mos ketë dhimbje dhe të jetë i shëndetshëm. Ai pretendon se vaksinat nuk kanë pasur asnjë efekt negativ.

Mandal u ndalua javën e kaluar të merrte atë që ai pretendon se ishte doza e 12-të e vaksinës në një qendër vaksinave.

Një hetim është duke u zhvilluar për të zbuluar se si Mandal arriti të marrë disa vaksina, raporton BBC.

“Ne kemi gjetur tashmë prova se ai mori tetë vaksina nga katër vende”, tha për BBC mjeku Amarendra Pratap Shahi.

Që nga fillimi i vaksinimit më 16 janar të vitit të kaluar, India ka administruar kryesisht dy vaksina të prodhuara në vend, Covishield dhe Covaxin.