Britani, Francë, Spanjë e SHBA, rritet numri i viktimave nga virusi COVID-19

Në botë numri i personave të infektuar me pandeminë coronavirus ka tejkaluar shifrën 1.1 milion, ndërsa sot numri i të vdekurve në nivel bote ka arritur 60 mijë persona.

Situata në Francë po përkeqësohet dita ditës, përderisa numri i personave të vdekur nga pandemia COVID-19 është rritur me mbi 60 % në dy ditët e fundit, kështu në Francë deri më sot janë raportuar 6,507 viktima nda COVID-19, ndërsa numri i të infektuarve arrin në 82,125 persona.

Edhe Britania e Madhe po kalon ditë të rënda në luftën me pandeminë COVID-19, ku deri më sot shtatë shërbyes të shëndetësisë kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në shifrën 41 mijë persona, ndërsa është raportuar për 4,313 viktima.

SHBA-të janë vatra e re e virusit ku për një kohë të shkurt numri i të infektuarve ka arritur në 290 mijë, ndërsa në New York  sot është shënuar rekord i viktimave gjithsej 630 persona në 24 orët e fundit, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave në New York është 3,565 persona.

Spanja është shteti i dytë në botë për nga numri i të infektuarve, duke tejkaluar shifrën 124 mijë persona, ndërsa deri më sot si pasojë e pandemisë COVID-19 janë raportuar për 11,744 viktima.

Ndërsa atje ki gjithçka kishte filluar në Kinë, duekt se situat është qetësuar dh epo i kthehet normalitetit, ndërsa në 24 orët e fundit janë shfaur 19 raste të reja me COVId-19, ndërsa është raportuar për 4 viktima.

Edhe 3 të infektuar me COVID-19 në Kosovë, në total 135

Që nga data 13 mars kur në Kosovë është shfaqur rasti i parë me Coronavirus, ky numër ka pasur rritje graduale dhe jo me ritëm të shpejtë në krahasim me vendet fqinje apo vendet më të mëdha.

Në 21 ditë në Kosovë janë shfaqur gjithsej 135 raste me COVID-19, ndërsa 16 persona janë shëruar dhe një ka vdekur.