Blerim Devolli sot para Komisonit Parlamentar për Procesin e Privatizimit
21.12.2020 - 08:53
Biznesmeni kosovar, Blerim Devolli është paraparë të dalë sot para deputetëve kosovarë për të raportuar lidhur me çështjen e privatizimeve.
Devolli është ftuar nga Komisioni Hetimor Parlamentar për Procesin e Privatizimit, në cilësinë e pronarit të kompanisë “Devolli Group”.
Mbledhja pritet të mbahet në orën 13.
Përveç Devollit, ky komision ka paraparë që sot t’i intervistojë edhe blerësin e Fabrikës së Gypave në Ferizaj, Arian Hasani si dhe Kryesuesin e Njësisë së Monitorimit për Kontroll dhe Administrim Direkt- në AKP, Skënder Hasani