Bie numri i rasteve aktive me COVID-19

48 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në vend gjatë 24 orëve të fundit ndërsa tre persona kanë mbetur të vdekur.

Numri i rasteve aktive në Kosovë me COVID-19 është 1 mijë e 475 ndërkaq numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me coronavirus është 15 mijë e 520.

Gjatë 24 orëve të fundit gjithashtu janë shëruar 142 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13 mijë e 420 raste

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 10 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Prizren 3raste,  komuna Klinë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec dhe Viti.