Presidenti i SHBA-së, Joe Biden

Biden kërcënon me veto ndaj projektligjit të Senatit për ndihmë Izraelit

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar lidhur me synimin e Presidentit amerikan Joe Biden për të vënë veton ndaj një pakete të pavarur të propozuar të ndihmës për Izraelin, duke e cilësuar atë si një manovër politike. Paketa është pjesë e një marrëveshje më të madhe dypartiake e Senatit Amerikan për kufirin që ka si qëllim adresimin e shqetësimeve të sigurisë kombëtare, duke përfshirë mbështetjen për Izraelin dhe Ukrainën.

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve, të udhëhequr nga kryetari Mike Johnson, po bëjnë presion për projektligjin e pavarur të ndihmës për Izraelin, i cili është përballur me kundërshtime nga të dyja anët e spektrit politik.

Paketës së propozuar e ndihmës për Izraelin, që arrin në 17.6 miliardë dollarë, i mungon kompensimi dhe ka tërhequr kritika si nga demokratët ashtu edhe nga republikanët. Johnson e ka dënuar kërcënimin me veto nga ana e presidentit Biden, duke argumentuar se e minon mbështetjen për Izraelin gjatë një kohe kritike. Ai shprehu gjithashtu shqetësimin se paketa e Senatit lidhur me kufirin, e cila përfshin fonde të konsiderueshme për sigurinë e Izraelit, do të përballet me sfida në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ka marrë kritika nga ish-presidenti Donald Trump.

Pavarësisht thirrjeve të Johnson për veprim të shpejtë mbi projektligjin e Izraelit, Shtëpia e Bardhë e ka vënë theksin tek rëndësia e miratimit të paketës më të gjerë të sigurisë kombëtare. Shtëpia e bardhë ka kritikuar projektligjin e pavarur për shkak të mosadresimit të çështjeve kyçe si siguria kufitare, mbështetja për Ukrainën dhe ndihma humanitare për civilët palestinezë./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala