Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Besnik Bislimi publikon të dhënat e një sondazhi në Prizren: LVV e para më 52.2%

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka shpërndarë një sondazh të bërë në qytetin e Prizrenit.

Sipas postimit të tij në Facebook, nga ky sondazh partia LVV në këtë qytet do t’i marrë 52% të votave.

“Nga Prizreni, plot dashni! Sondazhi i njëjtë! Pyetja e njëjtë! Rezultati i njëjtë! Tek të rinjtë në moshën 25-34 vjet, 67% do e votonin Lëvizjen VETËVENDOSJE (8.5% për LDK dhe 5.3% për PDK). Brenda qytetit, 60.9% janë deklaruar se do e votojnë VV. Ka ende hapësirë për angazhim  dhe rritje të përkrahjes”, ka shkruar ai.

Sipas tij,  LVV merr 52.2%, pasuar nga PDK me 16%, LDK me 14.3%, Nisma me 3.0%  dhe AAK me 2.1%.

“52.2% përbën 59.6% të votave të subjekteve politike shqiptare ‘apo 63.2%  të atyre që sipas këtij sondazhi do e kalonin pragun zgjedhor!”, ka shkruar ai më tej.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë do të mbahen te dielën e 14 shkurtit.