Behar Jashari zgjidhet kryetar i Rinisë në LVV

Behar Jashari është zgjedhur kryetar i organizatës Rinia për Vetëvendosje.

Nga të dhënat e publikuara nga LVV, Jashari mori 86.55 për qind e votave për, 7.55 për qind ishin kundër dhe 6.80 abstenuan.

Votimet për zgjedhjet e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje u mbajtën të dielën.

Kryetar i kësaj partie u rizgjodh kryetari aktual, Albin Kurti me 98.60 për qind të votave.

Ndërsa, kryetare e organizatës Gratë për Vetëvendosje u zgjodh Albulena Haxhiu, me 94.55 për qind të votave.

Sipas një njoftimi, procesi i zgjedhjeve nisi më 15 mars dhe u përmbyll suksesshëm të dielën, më 25 shtator 2022.

Zgjedhjet u organizuan në mbi 200 vendvotime si dhe online për mërgatën, sipas parimit një anëtar një votë.

“Përgjatë javëve në vijim, procesi do të vazhdojë me zgjedhjen e kryesive të qendrave, e do të përfundojë në fund të muajit Tetor me zgjedhjen e kryesisë së LVV në mbledhjen konstituive të Këshillit të Përgjithshëm” – thuhet tutje në njoftimin e LVV-së.

Sipas njoftimit, në këtë proces  janë strukturuar gjithsej 485 pika në 29 qendra të LVV-së.