Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Konjufca për Kurtin: LVV-ja arriti këtu pasi pati një drejtues të pathyeshëm e vizionar

Kryeparlamentari Glauk Konjufca në prag të zgjedhjeve për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur për kryetarin e kësaj partie, Albin Kurtin, dhe ka thënë se LVV ka arritur këtu pasi ka pasur një drejtues të pathyeshëm, vizionar e të përgatitur.

Ai ka thënë se Kurti ishte i pari  që ishte i gatshëm për sakrificë gjatë aktiviteteve të LVV-së.

“Ne arritëm këtu ku jemi edhe falë një fakti që ne patëm një drejtues të pathyeshëm, vizionar, shumë të përgatitur dhe i vendosur për të mirën e popullit. E ky është Albin Kurti. Pas themelimit të LVV-së, edhe gjatë aktiviteteve tona të panumërta, ai ishte i pari i gatshëm për sakrificë, i pari që arrestohej dhe gjithsesi me imunitetin më të lartë në mesin tonë edhe ndaj presionit edhe ndaj privilegjit” – ka thënë Konjufca.

Konjufca në pamundësi për të qenë prezent në ketë takim u lidh drejtpërdrejt nga Tirana.

Ai foli edhe për rrugëtimin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe tha se aktivitetet e bënë rrugën e kësaj lëvizje të gjatë dhe aspak të lehtë.

“Sakrifica ka qenë themeli i këtij rrugëtimi tonë të përbashkët. Vetëvendosja e mëshiron sinqerisht interesin e qytetarëve tanë, ne dolëm të parët në zgjedhjet e vitit të kaluar pasi na besoi populli si të drejtë, të pakorruptuar dhe të panënshtrueshëm” – tha Konjufca.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar sot platformën mandatit të tij në krye të LVV-së.

Në prag të zgjedhjeve për kryetar Kurti ka prezantuar 10 pika në të cilat mbështetet platforma e mandatit të tij të ardhshëm.

Kurti prezanton 10 pikat e platformës për mandatin e ri në krye të LVV-së