Foto: Ilustrim

Arrestohet pasi dyshohet se shantazhonte viktimën me publikim të fotove e videove

Një person nën dyshimin se ka shantazhuar viktimën për përfitime financiare, është arrestuar në Prishtinë.

Sipas Policisë, i dyshuari duke e shantazhuar viktimën e kishte incizuar dhe publikuar fotot dhe video-incizimet me qëllim të përfitimit material duke i kërkuar para.

 Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.