Arkivi Kombëtar i SHBA-së publikon më shumë se 12,000 dokumente mbi vrasjen e ish presidentit John F Kennedy

Arkivi Kombëtar i SHBA-së publikoi të enjten mijëra dokumente në lidhje me vrasjen e presidentit të atëhershëm, John F Kennedy, në vitin 1963, menjëherë pasi Joe Biden lëshoi një urdhër ekzekutiv që autorizon lirimin e këtyre dokumenteve.

Lëshimi i 12,879 dokumenteve nuk pritej të përfshinte ndonjë lajm bombastik të ri ose ta ndryshojë përfundimin e arritur nga komisioni i udhëhequr nga shefi i drejtësisë Earl Warren se Lee Harvey Oswald, një ish-marins dhe aktivist komunist që kishte jetuar në Bashkimin Sovjetik, veproi i vetëm. Megjithatë, memoria e fundit do të jetë e dobishme për historianët që fokusohen në ngjarjet rreth atentatit.

Ish presidenti amerikan Kennedy u qëllua dhe u vra teksa udhëtonte në autokolonën e tij nëpër Dallas më 22 nëntor të vitit 1963, në moshën 46 vjeçare.

Mijëra libra, artikuj, shfaqje televizive dhe filma kanë eksploruar idenë se vrasja e Kenedit ishte rezultat i një komploti të përpunuar. Asnjë nuk ka dhënë prova përfundimtare se Oswald – i cili u qëllua për vdekje nga pronari i klubit të natës Jack Ruby dy ditë pas vrasjes së Kenedit – ka bashkëpunuar me dikë tjetër.

Kongresi në vitin 1992 kishte urdhëruar që të gjitha dosjet e mbetura të vulosura në lidhje me hetimin për vdekjen e Kenedit duhet të hapeshin plotësisht për publikun përmes Arkivave Kombëtare në 25 vjet, deri më 26 tetor të vitit 2017, me përjashtim të atyre që presidenti i autorizoi për mbajtje të mëtejshme.

Në vitin 2017, presidenti i atëhershëm Donald Trump publikoi një sasi të dhënash, por vendosi t’i publikojë dokumentet e mbetura në mënyrë të vazhdueshme./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala