Logo; Ambasada e SHBA-së në Kosovë

Ambasada e ShBA-ve dhuron pajisje teknologjike për t'i ndihmuar viktimat e dhunës në familje

Ambasada e ShBA-ve ka dhuruar kompjutera, laptopë dhe paisje të tjera për prokurorë, mbrojtësve të viktimave dhe strehimoreve të dhunës në familje në Kosovë.

Ky donacion sipas njoftimit të ambasadës, do t’i mundësojë prokurorët dhe mbrojtësit e viktimave do të përdorin laptopët për t’u përgjigjur sa më shpejt incidenteve, të cilat shpesh ndodhin jashtë orarit të zakonshëm të punës.

“Kjo do t’u mundësojë prokurorëve të iniciojnë akuza kundër abuzuesve menjëherë. Strehimoret e dhunës në familje do të përdorin pajisjet për t’iu përgjigjur nevojave të viktimave të cilave u ofrojnë strehim, në veçanti për t’i mundësuar fëmijëve viktima të vijojnë mësimin në distancë (online)”, thuhet në njoftim.

“Rritja e theksuar e rasteve të dhunës në familje gjatë COVID-19 është alarmante. Nëse ju ose dikush që njihni vuan nga abuzimi në familje, kërkoni ndihmë duke telefonuar Linjën e Shërbimit falas në 0800 011 112 ose Policinë në 192 ose 0800 19 999”, përfundon komunikata e ambasadës amerikane.