Logo; Ambasada e SHBA-së në Kosovë

Ambasada e ShBA-së përkrah vendimin për mbajtjen e takimeve të Qeverisë brenda Kosovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka përkrahur vendimet e udhëheqësve institucionalë për mbajtjen e mbledhjeve të Qeverisë së Kosovës brenda vendit.

“Ne kemi kundërshtuar prej kohësh mbajtjen e mbledhjeve të Qeverisë së Kosovës jashtë Kosovës dhe i lavdërojmë udhëheqësit institucionalë që po punojnë për të ndaluar këto praktika të kota. Sektori i mikpritjes së Kosovës po lufton; nëpunësit publikë duhet të shpenzojnë paratë e taksapaguesve në Kosovë.”, thuhet në postimin e Ambasadës së ShBA-vë në Twitter.