Ambasadori amerikan: Jemi të angazhuar për njohje reciproke përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier ka takuar zëvendëskryeministrin e parë kosovar, Besnik Bislimi.

Hovenier ka bërë të ditur se temë e takimit ishte përpjekja e shtetit të tij për rrugën euroatlantike të Kosovës dhe dialogu me Serbinë.

“Diskutim produktiv me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës Besnik Bislimi për angazhimin e Shteteve të Bashkuara për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe dëshirën tonë të përbashkët për ta parë Kosovën me marrëdhënie të normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke përmes dialogut të lehtësuar nga BE”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Më 10 janar 2022, Jeff Hovenier mori zyrtarisht detyrën e ambasadorit amerikan.