Flamujt e Kosovës dhe të ShBA-së - Foto: KALLXO.com

ShBA-të kërkojnë zgjedhje të lira, të drejta dhe paqësore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve në Kosovë të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pas anulimit të vendimit për zgjedhjen e Qeverisë Hoti.

Kjo është bërë e ditur nga një postim i Ambasadës së ShBA-ve në Kosovë.

Ambasada amerikane ka bërë thirrje që poashtu t’i sigurojnë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore.

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim rreth ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

Kushtetuesja ka anuluar vendimin për zgjedhjen e Qeverisë Hoti.

Po ashtu, Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda 40 ditësh.