Foto: Facebook/Agim Aliu

Aliu paralajmëron ditarë digjital në shkollat e Ferizajt

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka paralajmëruar se në shkollat e Ferizajt, notimi i nxënësve do të bëhet në ditar shkollor digjital.

Aliu, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka shkruar se  një gjë e tillë do të ndodhë në javët e ardhshme.

“Arsimin ferizajas edhe pak javë e ndajnë̈ nga ndryshimi më i nevojshëm i përshtatur me ritmin e kohës, e para e këtij lloji dhe përmasë në gjithë̈ Republikën, qasja në menaxhimin e procesit mësimor, jo më përmes ditarit shkollor klasik, por ditarit shkollor digjital, në të cilën do të kenë qasje kudo në kohë reale e tërësisht të digjitalizuar, mijëra nxënës e prindër, qindra mësimdhënës e drejtues shkollash”, ka shkruar ai.

Sipas tij, notat, mungesat, vlerësimet, oraret e mësimit e mësimi online do të jenë të digjitalizuar për nxënësit e Ferizajt.

“Ta gëzojnë̈ nxënësit, mësimdhënësit, prindërit e drejtuesit e shkollave dhe arsimit ferizajas!”, ka shkruar në fund Aliu.