Kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë të goditura nga avionët e rrëmbyer nga terroristët - Foto: Wikimedia

Albin Kurti kujton sulmin terrorist të 11 Shtatorit në Amerikë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i tyre për kryeministër, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka kujtuar 11 shtatorin e vitit 2001, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ballafaquan nga sulmet terroriste.

Kurti shkruan se Kosova bashëkndjen thellë me dhimbjen e popullit amerikan dhe familjet e viktimave.

Ky është shkrimi i plotë i Albin Kurtit:

Më 11 shtator 2001, në një mëngjes të kthjellët, vdekja ra nga qielli. Mijëra njerëz me prejardhje nga e gjithë bota u vranë e me mijëra të tjerë u plagosën nga një sulm terrorist i cili tronditi gjithë botën.

Kosova bashkëndjen thellë me dhimbjen e popullit amerikan dhe familjet e viktimave. Ne e dimë se çdo të thotë humbja e njerëzve të pafajshëm pasi edhe sot jetojmë çdo ditë me dhimbjet dhe pasojat e luftës, me ankthin dhe vuajtjet për ata që ende janë të pagjetur.

Ne jemi mirënjohës për ndihmën, përkrahjen dhe miqësinë e popullit amerikan dhe të vendosur për luftimin e terrorizmit të të gjitha ngjyrave dhe krahëve