Aksion i Policisë në Pejë, konfiskohen armë, municione, vetura e para të gatshme

Pas një pune hetimore dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme më 15.05.2024 ka kryer një aksion në Pejë në tre lokacione të ndryshme.

Gjatë kontrollit në këto lokacione, Policia ka gjetur dhe konfiskuar tre armë, municione, dy vetura dhe para të gatshme të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprat penale.

Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.