Aksident në hyrje të Vushtrrisë - FOTO

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të fshatit Nedakovc të komunës së Vushtrrisë.

KALLXO.com ka pranuar fotografi nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti.

Sipas qytetarëve që kanë dërguar fotografitë, dy vetura janë të përfshira në aksident ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe emergjenca.

Fotografi nga aksidenti në fshatin Nedakovc, Foto: KALLXO.com
Fotografi nga aksidenti në fshatin Nedakovc, Foto: KALLXO.com
Fotografi nga aksidenti në fshatin Nedakovc, Foto: KALLXO.com

Disa persona që kanë qenë në vetura sipas qytetarëve janë dërguar për trajtim mjekësor.

KALLXO.com ende nuk ka marrë përgjigje nga ana e Policisë në Mitrovicë në lidhje me aksidentin.