Aksident në autostradën "Arbën Xhaferi", lëndohet një person

Një person është lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në autostradën “Arbën Xhaferi”, në dalje të fshatit Babush të Ferizajt.

Rasti, i cili nga Policia po trajtohet si vetaksident, është konfirmuar për KALLXO.com nga zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Kemi pranuar informacione se në autostradën “Arbën Xhaferi”, Prishtinë -Ferizaj, në dalje të fshatit Babush, rreth orës 14:00, është shkaktuar një aksident (vetaksident) trafiku, ku është përfshirë një automjet. Raportohet se një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet kompetente policore për mbikëqyrje në autostradë kanë reaguar në vendin e ngjarjes” – ka thënë Hoxha për KALLXO.com.