Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohet një këmbësor

Një aksident trafiku mes një veture dhe një këmbësori ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Zyrtarja policore ka njoftuar se si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore.

“I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.