Aksident afër Vushtrrisë, katër të lënduar (FOTO)

Të paktën katër persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë.

Sipas Policisë, në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.

“Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e deritanishme, katër persona kanë pësuar lëndime. Njësitet përkatëse  policore janë duke hetuar me rastin”, ka thënë për KALLXO.com Avni Zahiti nga Policia e Kosovës.

KALLXO.com ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes.