Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar sulmin e grupit në rrjetin social “Telegram” “Albkings” ndaj gazetares Ardiana Thaçi – Mehmeti.

“Në emisionin e fundit të Kiks Kosova, i cili i është dedikuar ekskluzivisht shqetësimit të vazhdueshëm që i është bërë gazetares Thaçi – Mehmeti nga dhjetëra burra që janë pjesë e këtij grupi, bëhet e ditur se numri i është shpërndarë qëllimisht në shenjë hakmarrjeje për raportimet e mëparshme të saja lidhur me Albkings” – thuhet në komunikatën e AGK-së.

Telefonata e mesazhe të shumta, siç thotë AGK, gazetarja ka pranuar edhe në rrjete sociale.

AGK thotë se shpërndarja e numrit rrezikon sigurinë e saj dhe është tentim për ta frikësuar dhe heshtur atë.

Përveç që ka dënuar këtë veprim, Asociacioni i ka bërë thirrje Policisë dhe Prokurorisë që urgjentisht të marrin hapat e nevojshëm lidhur me këtë rast.

Njëri nga administratorët e këtij grupi, Edin Nevzadi gjendet në paraburgim, pasi që dyshohet për kryrjen e veprës penale “vjedhja e identitetit dhe kredencialeve’.

Sipas njoftimit të Gjykatës, ai dyshohet se në vazhdimësi nga muaji nëntor i vitit 2023 e deri më datë 12.02.2024 duke vepruar në bashkëkryerje me personat ende të paidentifikuar, ka ofruar dhe shpërndarë te personat e tretë pa autorizim fotografi, video intime dhe numër të telefonit të dy të dëmtuarave.

Gjithashtu, dyshohet se ka ofruar dhe shpërndarë edhe të dhënat e identifikimit edhe të personave të tjerë-kryesisht të gjinisë femërore në grupin “Albkings” në rrjetin social “Telegram”, por edhe në rrjete të tjera sic është aplikacioni “TikTok”, për qëllime të prostitucionit siç janë emrat, mbiemrat, adresat dhe numrat e telefonave të tyre.

“Gjykata ka vlerësuar se duhet të caktohet paraburgimi, duke marr parasysh faktin se i pandehuri E.N është shtetas i huaj, shtetas i Republikës së Serbisë dhe nuk ka vendbanim në Republikën e Kosovës dhe lehtësisht mund të largohet nga Kosova me qëllim që të shmanget procedurës që zhvillohet kundër tij, duke patur parasysh dëmin që është shkaktuar të dëmtuarve”- thuhet tutje në komunikatën e Gjykatës.

Personi në fjalë u arrestua më 16.04.2024 dhe më pas ishte ndaluar për 48 orë pas zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit nën dyshimin për kryerjen e veprës penale – Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve.

Një hulumtim i KALLXO.com pati zbuluar se në vend ishte krijuar një grup i cili në kohë rekorde kishte arritur të mblidhte mbi 112 mijë anëtarë.

Në grup  shpërndaheshin të dhëna personale, emra, mbiemra, numra të telefonit si dhe video e fotografi intime, denigruese kryesisht të vajzave dhe grave.

Shënim redaktorial: Redaksia e KALLXO.com ka vendosur që për shkak të sigurisë kibernetike të gazetarëve të mbulojë emrin e gazetarëve.