Ramush Haradinaj në Gjakovë, 07.02.2025, Foto: Ramush Haradinaj/Facebook

AAK, më shumë shpenzime se sa të hyra gjatë vitit 2024

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar Raportin vjetor të paaudituar për vitin 2024 të partive politike.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), bazuar në këtë Raport, ka pasur të hyra në vlerë prej 325,058.00 euro, ndërsa ka shpenzuar gati tre herë më shumë se të hyrat e deklaruara.

Shpenzimet e AAK-së, sipas Raportit të KQZ-së, janë 907,796.63 euro.

Shuma më e madhe e buxhetit të AAK-së prej 221,824.28 euro ka shkuar në paga dhe kompensime për anëtarët e kësaj partie.

AAK, sipas Raportit të KQZ-së të paaudituar, në vitin 2024 ka shpenzuar 4,302.87 euro për fushatën zgjedhore.

Shuma që donatorët kanë kontribuar në buxhetin e AAK-së është mbi 5 mijë euro.

Në grupin e donatorëve është edhe lideri i partisë Ramush Haradinaj, i cili ka dhënë partisë 1,000.00 euro.

AAK, sipas Raportit, pasuri afatgjate (objekte, pajisje dhe tokë) ka në vlerë prej 11,460.00 euro.

Ndërsa, për reklama, reprezentacion dhe Konferenca, AAK rezulton se ka shpenzuar 22,294.11 euro.

Para të gatshme në bankë, për vitin 2024, kjo parti ka deklaruar 897.39 euro, ndërsa në arkë 10,885.07 euro.

Mbi 2.3 milionë euro të hyrat e LVV-së gjatë vitit 2024: Sa i ka në bankë e sa i ka shpenzuar për fushatë?

PDK-së i rriten të hyrat – pagoi 40 mijë euro konsulencë për media

Mbi 600 mijë euro të hyrat e LDK-së: Kush janë dy donatorët më të mëdhenj të kësaj partie?