Ilustrim

75 aksidente brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se për 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 75 aksidente.

1 aksident ka përfunduar me fatalitet, 29 të tjera aksidente ishin me të lënduar, ndërsa në 45 aksidente nuk ka pasur të lënduar.

Policia gjatë kësaj periudhe shqiptoi gjithsej 702 tiketa trafiku.

Duke e parë shtimin e automjeteve përgjatë sezonës verore, Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor dhe t’ju përshtaten kushteve dhe rrethanave të trafikut, me qëllim të evitimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në trafik.